
Amando Dobra do të ishte protagonist absolut në barazimin 3-3 mes Chesterfield dhe West Brom në Fa Cup. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte dopietë në këtë sfidë, që fatkeqësisht skuadra e tij nuk siguroi dot fitoren.
21-vjeçari është shndërruar në një lojtar kyç për të tijtë, pasi çon në 5 numrin e golave në Fa Cup, duke qenë vendimtarë në çdo raund të këtij turneu.
Për mediat britanike, Dobra shfaqej i lumtur me golat, por skuadra e tij nuk menaxhjoi siç duket avantazhin për të siguruar më pas fitoren.
“Luajtëm shumë mirë sot, por ishte shumë zhgënjyese të pranonim gol në minutat e fundit. Mendoj se e merituam fitoren dhe sot duhet të vinte. Jemi një grup lojtarësh të mirë dhe me mbështetjen e tifozëve do të bëjmë akoma më mirë. Jam i lumtur për dy golat, por do të isha edhe më shumë i gëzuar nëse do të fitonim”, ka theksuar ish-sulmuesi i Shpresave.