Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SHEHI: Sfidë e vështirë nesër, Lushkja nuk debuton në Laç. Merkato? Dua akoma përforcime

Shkruar nga NEWSPORT
SHEHI: Sfidë e vështirë nesër, Lushkja nuk debuton në

Tirana do të përballet me Laçin në kuadër të javës së 16-të të “Abissnet Superiore”. Një takim mjaft i rëndësishëm që luhet ditën e nesërme në orën 13:0o, me bardheblutë që kërkojnë edhe 3 pikët për të mos u shkëputur akoma më shumë nga Partizani, pasi aktualisht ndodhen -4.

Për duelin me kurbinasit në konferencën për shtyp ka folur tekniku bardheblu, Orges Shehi, i cili ka deklaruar se Lushkja nuk do të mund të debutojë në Laç ndaj ish-skuadrës së tij, ndësa iu “kërkoi” drejtuesve të tjera afrime.

 “Kemi afruar lojtarë, si Lushkja që tashmë ju e dini, por nuk është gjendjen e tij më të mirë kështu që nuk do të jetë i gatshëm për nesër. Të gjithë e dinë që Laçi është një kundërshtar që këto vitet e fundit është sipër në renditje, ekip që është prezent në Kupat e Europës, të imponon respekt dhe kujdes. Kjo ndeshje vjen pas një pauze, ata kanë luajtur mirë në tre ndeshjet e fundit përvec asaj me Kukësin. Na pret sfidë e vështirë nesër.”

 “Duhet të përforcohemi sepse realisht kemi nevojë dhe jemi në një mendje me drejtuesit. Ky ekip ka lojtarë cilësorë në gjirin e vet, Xhixha dhe Deliu janë ata që kanë qenë më afër me Laçin, por në merkato dhe dinamikë lojtarët ndryshojnë. Rasti i Xhixhës është një situatë e përjetuar nga ne me Taulantin. Një lojtar që bën mirë, që është në qendër të kampionatit dhe golashënuesi i ligës. Natyrisht që do të ketë oferta në çdo moment dhe përderisa merkatoja ka dinamikë të veçantë gjithçka mund të ndodhë, por për momentin ai është tek ne dhe i fokusuar tek ekipi", ka theksuar Shehi.

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga