Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SHEHI i “trembet” rikthimit të MARTINIT: Teuta ka një “armë” plus tani. Merkato? Fokusi te ndeshjet

Shkruar nga NEWSPORT
SHEHI i “trembet” rikthimit të MARTINIT: Teuta ka një

Tirana udhëton në “Niko Dovana” për t’u përballur me Teutën, ditën e nesërme, takim që nis në orën 15:45 dhe është e vlefshme për javën e 14-të të “Abissnet Superiore”.

Pas fitores me Kastriotin, Orges Shehi kërkon një tjetër 3 pikësh për t’u shkëputur edhe më shumë në vendin e parë, ndërsa në konferencën për shtyp i “trembet” edhe rikthimit të Edi Martinit në krye të durrsakëve.

Gjendja e skuadrës? “Gjendja e lojtarëve nuk është më e mira e mundshme. Në ndeshjen e fundit humbëm Behiratçen, Toshevski vazhdon të jetë i dëmtuar. Lojtarët që munguan ndaj Kastriotit janë rikthyer pasi kaluan virozën, por gjendja e tyre nuk është e mirë, pjesa tjetër është e gatshme dhe ne jemi munduar të rikuperojmë energjitë për të qetë të gatshëm ditën e nesërme”.

Teuta provë para derbit? “Jo, Jo, unë do të thoja që Teuta është Teuta, nga pozicioni që ka nuk është ajo realja. Është një ekip për tu vlerësuar edhe pse në klasifikimm nuk është aty ku duhet, ne e keme vlerësuar siç duhet dhe kurrsesi nuk mendojmë për derbin përpara kësaj sfide. Fokusi është te Teuta dhe s’ka lidhje për derbin”.

Historia në favorin tuaj, vetëm 1 barazim iu ka marrë Teuta… -“Janë statistika të momentit që i përkasin të shkuarës. Duhet të vazhdojmë të jemi më kërkues ndaj vetës dhe të bëjmë më të mirës”

Edi Martini në krye të Teutës, si e shikon në krahasim me ndeshjet e mëparshme? “Pas pauzësh ndryshuan trajner dhe e filluan me fitore. Një triumpf që u rrit vetëbesimin dhe moralin. Kjo është një armë pozitive për ta, që na e vështirëson akoma më shumë punën ne”.

6 pikë ndaj Teutës dhe Partizanit, e nis Tiranan shkëputjen? “Nuk duhet të mendojmë pikët, duhet të mendojmë përformancën për të marrë maksimumin. Motoja jonë është të bëjmë paraqitje të mirë, dhe të dalim nga ndeshje jo me pishman”.

Në cilin repart ke kërkuar përforcime në janar? “Paralelisht ecin të gjitha, por sinqerisht nuk ka qenë tema jonë  e diskutimit ose e asaj ku ne duhet të përqendrohemi. Gjithmonë përqendrimi ka qenë te skuadra dhe lojtarët që kemi. Për merkaton është shumë shpejt për të menduar, në kuptimin që nuk duhet të shpërqendrohemi. Për momentin fokusi është tek këto ndeshje dhe jo merkato”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga