![Shehi i lë "stafetën" Karapicit, zv. trajneri i kënaqur](https://cdnimpuls.com/newsport.al/wp-content/uploads/2023/03/-1000-0-bandicam-2023-03-11-19-16-05-848.jpg)
Tirana me fitoren ndaj Laçit rikthehet në kryë të kampionatit. Dopieta e Hasanit dhe ai i Lulajt i dhanë tre pikët bardhebluve ndërsa Laçi merr një tjetër humbje që i zhyt më thellë në klasifikim. Pas ndeshjes për mikrofonat e Oversport nuk foli Shehi por zv.trajneri Karapici.
"Futbolli ka dy pjesë lojë, të parën e bëmë shumë mirë, të dytën e nisëm mirë por më pas Laçi ka fuqi si ekip dhe kjo dihet. Lëvizjet e skuadrës kurbinase bënë që të dilnim me pesë në mbrojtje. Ishte një tërheqje e studiuar nga ana jonë por nuk e realizuam shumë mirë.
Vinim nga një javë si derbi ku ana psikologjike ishte e vështirë. Kishim dëmtime dhe falendrojmë Aleksin që luajti i dëmtuar. Rrezikuam edhe Abazajn por ky është futbolli. Patëm pak vështirësi në daljen në kundërsulm. Laçi kur sulmon të vendos në vështirësi, dihet kjo.
Një lojtar që vesh një bluze do të thotë që e meriton. Pavarëisht minutave, të gjithë kanë besimin maksimal dhe Isenin e vlerësojmë maksimalisht pasi është një djalë i ri dhe aset i klubit.
Marrja e tre pikëve është shumë e rëndësishme pasi ky kampionat është shumë i vështirë.
Abazajn përderisa e futëm në atë minutë do të thotë që nuk është gati akoma. 100% e vet do ta ketë pas pushimit të kampionatit. Do të jetë një plus shumë i madh pasi kemi një tjetër mungesë si dëmtimi i Patrick."-tha Karapici.