
Tirana është gati për t’u përballur me Erzenin për llogaritë e javës së 18-të të Abissnet Superiore. Një sfidë që pritet me mjaft interes nga të dyja ekipet që kërkojnë edhe fitoren.
Nga bardheblutë janë larguar plot 4 lojtarë, si Xhixha, Kallaku, Limaj dhe Hussein, ndërsa drejtuesit kanë sjellë në Tiranë, Abazajn dhe Lushkjen. Pikërisht ky i fundit pritet të ketë nëj fanellë titullari me kampionët në sfidën në “Niko Dovana” që pritet të zëvendësojë Ardit Deliun i cili mundon për shkak kartonësh. Ish-fantazisti i Laçit do të debutponte kështu me kryeqytetasit.
Nga krahu tjetër Xhevahir Kapllani do t’i bësojë skuadrës fituese që siguroi 3 pikët në Kukës dhe në këtë mënryë nuk do të bëjë asnjë ndryshim as përballë kampionëve.
Formacionet e mundshme:
Erzeni: Xhika, Iljazi, Enk, Sadiki, Peposhi, Mahmeti, Kriviçiç, Ademi, Alan, Kadriu, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Hila, Lushkja, Hasani, Gjumsi, Patrick. Trajner: Orges Shehi