Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shefi i arbitrave i bëri apel ditë më parë, kryeministri Rama i mbyll gojën “bilbilave” të FSHF-së

Shkruar nga NEWSPORT
Shefi i arbitrave i bëri apel ditë më parë, kryeministri

Sokol Jareci bëri një apel ditë më parë, teksa i bënte thirrje qeverisë që të ndihmonte sportin, veçanërisht futbollin. Dizenajtori i arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit i kërkonte pak më shumë respekt të parit të qeverisë, për t’i trajtuar të gjithë njësoj. Në një postim në rrjetet sociale, Jareci shkruante saktësisht në 3 prill: ““Duhet më shumë respekt për profesionin e sportistit, z.kryeministër, të cilin e ke bërë me aq pasion në rininë tënde!”

Ndërkohë, sot është kryeministri Rama, thuajse më shumë se 1 javë që duket se i jep një përgjigje indirekte pikërisht Jarecit. I pyetur nga ndjekësit në rrjetet sociale nëse do të kishte “pagë lufte” për arbitrat, Rama ia preu menjëherë duke thënë: “Për çfarë t’iu paguajmë, të jepni penallti gabim? Kam dëgjuar se ju jepni shumë penallti gabim se unë s’iu shikoj. Jo, s’do të ketë asgjë për ju”.

Një përgjigje që ua ka mbyllur gojën “bilbilave” të FSHF-së. Newsport.al kontaktoi vetë Jarecin nëse kishte një koment në lidhje me deklaratën e kryeministrit, por dizenajtori i arbitrave s’preferoi të jepte një përgjigje. Kush ka të drejtë në këtë rast?!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga