Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shaqiri zbraps Ronaldon, ja formacioni më i mirë i ndeshjeve të treta

Shkruar nga NEWSPORT

Gjermania është ekipi më i mirë jo vetëm nga rezultatet, por edhe nga cilësia e lojtarëve që ka në skuadër. Në formacionin e lojtarëve më të mirë të ndeshjeve të treta është e vetmja skuadër që përfaqësohet me dy lojtarë, Boateng dhe Draxler.

Një vend në formacion padyshim është rezervuar për Shaqirin, i cili shënoi në ndeshjen me Rumaninë një eurogol. Edhe pse kjo nuk i mjaftoi Zvicrës për të siguruar kualifikimin. Në formacion nuk është përfshirë Ronaldo i cili nuk po zhvillon Europianin më të mirë të mundshëm me Portugalinë e tij.

Në portë është vendosur De Gea, në mbrojtje Chiellini, Boateng dhe Uilliams, në mesfushë Kryshoviak dhe Sanches. Në dy krahët e mesfushës sulmuese Shaqiri dhe Draxler. Ndërsa treshja e sulmit i është besuar Hazard, Griezman dhe Sightorsson.formacionii

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga