Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shansi i artë për Gjumsin dhe dy mungesa “big”, Shehi skicon formacion anti-Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Shansi i artë për Gjumsin dhe dy mungesa “big”, Shehi

Tirana do të luajë sot sfidën e javës së 20-të të Superligës ndaj Egnatias. Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” e do të nisë në orën 19:45, ndërsa do të jetë ndeshja e fundit për këtë javë. Bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mos lëshuar terren me Kukësin dhe Laçin, por do të kenë dy mungesa “big” për këtë takim.

Kapiteni Hoxhallari është i dëmtuar, kurse Seferi, golashënuesi i kampionatit është i pezulluar me kartona. Alternativat te Tirana nuk mungojnë dhe sot do jetë një shans i artë për të riun Gjumsi për të treguar vlerat e tij. Ai do të marrë vendin e Seferit në sulm, ndërsa Najdovksi do të rikthehet në qendër të mbrojtjes në vend të Hoxhallarit. Trajneri Shehi ka skicuar edhe formacionin për sfidën e sotme me Tolin që rikthehet në mesfushë pas pezullimit, kurse në sulm së bashku me Gjumsin do të luajnë, Xhixha dhe De Silva.

Tirana: Bekaj, Toshevksi, Najdovski, Behirtache, Ismajlgeci, Totre, Limaj, Toli, Gjumsi, Xhixha, De Silva.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga