
Tirana do të luajë ditën e shtunë sfidën e javës së 10-të të Superligës ndaj Skënderbeut në transfertë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të nisë në orën 16:45.
Në këtë ndeshje nuk do të mungojnë as tifozët bardheblu që këtë sezon kanë qenë prezent në çdo takim që ka luajtur Tirana. Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifo-grupi “Tirona Fanatics”, ka konfirmuar që do të jenë të pranishëm në Korçë, ndërsa kanë “thumbuar” edhe korçarët.
Postimi i “Tirona Fanatics”:
Te shtunen udhetojme drejt Korces!
Detajet e transfertes do te dalin ne nje moment te dyte.
BU BU BULEVARD...
Poll