Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfidohen nga Korabi në “Selman Stërmasi”, Ahmataj pa 3 titullarë në duelin e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidohen nga Korabi në “Selman Stërmasi”, Ahmataj pa 3

Një nga sfidat  më interesante në Kupën e Shqipërisë është edhe përballja mes Tiranës dhe Korabit. Takim që është i vlefshëm për fazën e 1/8-ave dhe ëhstë me eleminim direkt.

Bardheblutë do të luajnë në “Selman Stërmasi” dhe do të synojnë vetëm fitoren për të kaluar në fazën çerekfinale pasi këto sfida janë me eleminim direkt. Kryeqytetasve nuk iu ndahen mungesat as në Kupën e Shqipërisë.

Julian Ahmataj ndaj Korabit nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Fjoard Jonuzit. Ky i fundit ka një problem me shpatullën dhe të mërkurën nuk do të mund të japë kontributin e tij në Kupë. Edhe Florjan Përgjoni do të mungojë, pasi mbrojtësi ka probleme me këmbën.

Gjithashtu do të mungojë edhe Albi Doka. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq në duelin me Teutën dhe tashmë është i pezulluar edhe nga Komisioni i Disiplinës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga