
Në orën 13:00 në “Kukës Arena” do të luhet një nga sfidat më të rëndësishme në kampionat, ku verilindorët do të presin në shtëpinë e tyre skuadrën e Erzenit. Atmosfera te klubi kuksian javën e fundit nuk ka qenë aspak e qetë, por tashmë stafi ka mbledhur forcat dhe ndaj shijakasve e kanë sfidë për “jetë a vdekje”. Renditja në vendi e fundit nuk iu lë mundësi tjetër djemve të Rrahman Hallaçit veçse 3 pikët.
Ndërkohë nga krahu tjetër shijakasit e Xhevahir Kapllanit duan të rikthehen te fitorja pas 4 javëve pa siguruar 3 pikët në kampionat dhe ndaj verilindorevë kërkojnë të dalin me pikët e plota.
Hallaci dhe Kapllani do të luajnë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, pasi tentojnë vetëm fitoren.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Halimi, Dragoshi, Ebert, Lamçe, Ndreca, Mbarak, Sh.Taipi, Basha, Gj.Taipi, Haxhiu, Daci. Trajner: Rrahman Hallaçi.
Erzeni: Xhika, Iljazi, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, krivicic, Kahrimanovic, Ademi, Kadriu, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani