Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfidë e vështirë për Kukësin, Armando Cungu merr vendimin për REXHINALDON

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidë e vështirë për Kukësin, Armando Cungu merr

Ditën e sotme, në orën 14:00 do të luhet një ndeshje shumë interesante në Sueriore. Kukësi pret Laçin, takim i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores.

Në lidhje me këtë sfidë, trajneri Armando Cungu duket se e ka të qartë në mendjen e tij formacionin startues. Në portë e nis si gjithmonë Frashëri, Krasniqi, Shameti dhe Cuculi në mbrojtje. Më tej, në repartin e mesfushës do të jenë Rrumbullaku, Melo, Rroca dhe Dzaria. Përsa i përket aspektit sulmues, do të përbëhet nga Çyrbja, Et'hemi dhe Shkurtaj.

Nëse formacioni i vendosur do të jetë në këtë mënyrë, atëherë do të thotë që Rexhinaldo nuk preferohet që nga minuta e parë për trajnerin Cungu. Gjithsesi më konkretisht kur të startojë takimi do të shohim vendosjen taktike të skuadrës verilindore në fushën e lojës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga