Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfidë delikate kundër TEUTËS, drejtuesit e PARTIZANIT veprojnë me skuadrën njësoj si me TIRANËN

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidë delikate kundër TEUTËS, drejtuesit e PARTIZANIT

Në 2 takimet e fundit me Tiranën (0-0) dhe Luftëtarin (1-2 në Kupën e Shqipërisë), Partizani nuk e njeh fitoren. Shpërqëndrimi ndaj bardheblube dhe gjirokastritëve do të kushtonin shumë nëse sot Kukësi do fitonte betejën në Korçë përballë Skënderbeut, takim që i përmbysi të gjitha parashikimet teksa kampionët në fuqi treguan ndaj verilindorëve se përse kanë ende "sharm" kampioni.

Megjithatë, një ekip pretendent dhe me objektiva madhorë duhet të ruajë formën e mirë. Për këtë shkak, tekniku Skënder Gega ka grumbulluar ekipin në resortin "Mai Tai" përpara supersfidës me Teutën në orën 17:00, në të njëjtën mënyrë përpara përgatitjeve para derbit të fundit me Tiranën që u mbyll në shifrat 0-0.

Lajmin e raporton "Newsport". Mësohet se tekniku i të kuqve u ka kërkuar reagim pozitiv nesër ndaj "Djemve të Detit" dhe të ruajnë frymën e grupit, një faktor që e karakterizon 15-herë kampionët këtë sezon.

Verdiktin e fitores do ta vendosë nesër "Selman Stërmasi" në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga