
Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e Europianit. Fillimisht do të luajnë ndaj Finlandës dhe më pas me Malin e Zi.
Për të folur për për listën e grumbullimeve dhe për dy sfidat ka folur në konferencen për shtyp trajneri, Alban Bushi. Timonieri i Shpresave shprehet i bindur se kombëtarja U-21 do të marrë maksimumin në dy ndeshjet e radhës.
"Pse keni bërë ndryshime në formacion nga hera e kaluar? Ne marrin lojtarët më në formë të momenti. Ata janë pjesë e rëndësishme e jona, por këtë herë zgjodha dikë tjetër.
Dy fitore radhazi, ke frik për vetëkënaqësi? Unë jam i mendimit si fitorja si humbja duhet të kujdesesh për to për të bërë më të mirën. Si në fitore si në humbje duhet të shikojmë menjëherë për sfidën e radhës. Ne e dimë se kush jemi dhe në grup kemi skuadra që janë më të forta se ne. Nuk kemi eufori, jemi ekip i fortë dhe luftojmë 2 për 1 dhe jo e kundërta. Finlanda, Rumani, Zvicra kanë lojtarë me nga 90’ minuta në këmbë, ndërsa ne kemi lojtarë që nuk kanë minutat e duhura.
Kemi emra konkret për kombëtaren A? Këtë pyetje bëhet në çdo konference. Ka shumë lojtarë, 4-5 që mund të përfaqësojnë ekipin A, por aktualisht duke parë edhe lojtarët që janë në ekipin A, mendoj se ende nga Shpresat nuk janë gati.
Çfarë ka ndryshuar në nivel te kjo skuadër? Jemi grup interesant, kemi fituar eksperiencë, pasi jemi përmirësuar. Edhe nga ekipi U-21 ka lojtarë që për 2 vitet e ardhshme mund të kontribuojnë në kombëtaren A. Në fakt marrja e lojtarëve nga ekipi A na ka dëmtuar në disa ndeshje. Për momentin lojtarët ende nuk janë gati për kombëtaren A.
Bashkëpunimi me Sylvinhon? Është një bashkëpunim më i mirë se me trajnerët e tjerë. Pasi është gjithmonë aty dhe kjo rrjedhimisht na ndihmon edhe ne.
Finlada te ekipet e forta, po Mali i Zi? Është një kundërshtar i fortë padiksutim. Ende nuk mendoj për përballjen me ta, pasi kemi Finlandën. Mali i Zi me ne jemi po aty-aty dhe kjo do ta bëjë një sfidë të fortë.
Në 5 ndeshje, 4 fitore dhe 1 humbje. Është rritur besimi? Kanë ndryshuar shumë gjëra në skuadër, pasi tashmë djemtë e kanë një synim për Europianin dhe i dinë gjërat që duhet të bëjnë.
Sa pikë do merrni? Do doja padiskutim 6 pikë, por të jemi realist edhe me 4 do të ishte mirë. Kualifikimi në europian do të ishte i mirë si për kombëtaren ashtu edhe për Shqipërinë."