Kukësi ka konfirmuar se mbrojtësi Bruno Lulaj vazhdon të jetë i dëmtuar. Edhe sot në stërvitjen e paradites, titullari kreu stërvitje të diferencuar duke mos u bashkuar me grupin. Për dallim nga e gjithë skuadra që është në formë të mirë, Lulaj ka dy javë që nuk është në 100 përqind.
Verilindorët luajnë me Apoloninë të enjte në 16:00 në stadiumin "Loni Papuçiu", me sfidën që vlen për javën e 33 të Superligës. "Ekipi ka vijuar diten e sotme me pergatitjet ne prag te ndeshjes ndaj Apolonise, qe do te kuhet diten e enjte ne stadiumin "Loni Papuciu".
Grupi ka qene i plote nen urdherat e trajnerit Josa, me perjashtim te Lulajt i cili ka kryer stervitje individuale per shkak te nje demtimi te pesuar dy jave me pare", shkruan Kukësi.
