Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfida në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, Partizani i jep "dorën" e fundit përgatitjeve

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë, Partizani i

Partizani ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme që do të luajnë përballë Vllaznisë në kuadër të javës së 21 të Superiores. “Demat” kanë kryer ditën e sotme seancën e fundit stërvitore, e cila nisi në orën 11:00.

Optimizmi te ekipi i kuq duket edhe në fotot e shpërndara nga klubi, me lojtarët që duken mjaft të lumtur gjatë stërvitjes. Sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit do të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi” duke startuar nga ora 17:00.

“Skuadra ka mbyllur përgatitjet për takimin ndaj Vllaznisë i vlefshëm për javën e 21 të kampionatit. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar sot paradite orën 11:00 në stadiumin "Arena e Demave". Përballja Vllaznia - Partizani do të luhet të dielën ora 17:00 në stadiumin " Loro Boriçi" në Shkodër.”, shkruan Partizani në faqen zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga