Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfida ndaj Tiranës, deklarata e Gaz Demit dhe tifozët, Daja para derbit: Kemi 3 mungesa të rëndësishme, në fushë vetëm për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj Tiranës, deklarata e Gaz Demit dhe tifozët, Daja para

Partizani do të luajë nesër sfidën e javës së 6-të të Abissnet Superiore ndaj Tiranës. Derbi i kryeqytetit do të luhet në "Air Albania" dhe do të startojë në orën 19:45.

Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje pas asnjë fitore pasi në 5 javët e para kanë marrë 4 barazime dhe një humbje e në derbi kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mos thelluar më shumë krizën e rezultateve. Sot në konferencën për shtyp trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shpreh:

"Përtej pikëve të lëna, atmosfera është e mirë pasi derbi është një ndeshje që i motivon lojtarët. Kemi disa mungesa të formacionit ku do të veçoja Kaçen, Cardozon dhe Carën që kanë qenë në formacion gjatë këtyre javëve. Camara ka lëvizuar jashtë Shqipërisë për procedurat që do të thotë që reparit që na mungon më shumë është sulmi. Kjo nuk do të thotë asgjë pasi derbi është një ndeshje për t'u fituar dhe nuk ka justifikime pasi çdo lojtar që do të luajë do të japë maksimumin. Ne pretendojmë për të marrë fitoren e e parë e këtë gjë duam ta bëjmë në derbi.

Kush fitoren në derbi ka një avantazh të madh nga ana psikoligjike, por ka ende shumë javë për t'u luajtur. Në objektivat afatshkurtër do të jetë një pikë kthesë, por në ato afatgjata nuk ndryshon gjë pasi ka edhe 3 derbi të tjerë. Në derbi prodhojmë pak spektakël, por nuk do të futemi në fushë për barazim, por vetëm për fitore".

Tifozët? "Ne e kemi të qartë që ndeshje luhen për tifozët dhe çdo trajner e do stadiumin plot. Duhet të jemi edhe realistë për situatën pasi një stadium plot mund të agravojë më shumë situatën dhe këtë gjë e dijnë më mirë ekspertët e mjekësisë".

Aspekti psikoligjik? "Derbi është një ndeshje për t'u luajtur dhe për t'u fituar. Mendoj që derbi ka një pjesë tjetër të menaxhimit të dozës emocionale e për këtë arsye kemi punuar më shumë. Në këto raste llogjika del në plan të dytë dhe prandaj kemi punuar më shumë në këtë aspekt".

Skema? "Nuk ka të bëjë skema, mund të luash me 3 sulmues dhe të shkosh te zona e golit me një lojtar ose të luash me një 9-sh false dhe shkon në zonën sulmuese me 5 lojtarë".

Faza sulmuese? "Jemi një nga skuadrat që kemi bërë më shumë goditje dhe kemi krijuar më shumë raste. Ajo që duhet të ndryshojë është finalizimi. Kukësi e menaxhoi mirë pjesën e parë ndeshjen e kaluar, por nëse do të kishim shënuar golin e dytë ndeshja do të përfundonte ndryshe".

Deklarata e presidentit Demi? "Të punosh te Partizani, një nga klubet më të titullar në Shqipëri ka presion pasi objektivat janë gjithmonë të larta. Kemi një skuadër me moshë të re dhe një suport i tillë nga presidenti do të thotë më shumë përgjegjësi. Nuk na ka munguar ana financiare dhe as suporti nga presidenti dhe kjo përkthehet në përgjegjësi më të madhe për të arritur objektivat që ka skuadra. Me hapjen e kompleksit ku mezi po e presim të gjithë besoj se ky proces do të zhvillohet akoma më shumë dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe për të arritur objektivat", u shpreh Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga