
Partizani do të luajë ditën e enjte me Astanën sfidën e kthimit të “Play-off”. Kjo përballje do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur që nga ora 20:00.
Në këtë duel demat do të synojnë përmbysjen e takimit të parë të humbur 1-0, teksa për Zoran Zekic nuk do të jetë aspak e lehtë. Dëmtimet janë kthyer në makth te të kuqtë. Mensah, Sembene, Mba dhe Grezda kanë probleme dëmtimesh, ndërsa Da Silva vazhdon të jetë i pezulluar.
Gjithësesi deri të enjten Zekic ka “varur” shpresat te Mba dhe Grezda. Ky i fundit pas viiztave mjekësore është mësuar se ka një kontraktim, çka për klubin dhe lojtarin është një lajm i mirë. Sulmuesi ka zbritur në fushë për të zhvilluar veçmas stërvitjen dhe mbetet të shihet deri ditën e ndeshjes nëse do t’ia dalë të rikuperohet.
Ndërkohë thuajse e njëjtë mbetet edhe situata me Mbanë. Ky i fundit vazhdon gjithashtu të stërvitet veçmas, por sërish gjasat janë të vogla për Astanën. Stafi mjekësorë dhe lojtari po punojnë fort që të rikuperojnë në kohë muskujt e barkut. Në këto kushte Zekic shpreson ë të ketë minimumi për disa minuta të gatshëm të dy sulmuesit.