Kategoria e Parë ka kthyer vëmendjen tashmë nga ndeshjet e javës s 11-të të saj. Në program janë 6 sfida mjaft interesante dhe të luftuara për t’u zhvilluar mes skuadrave.
Skuadrat do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielë. Të shtunën do të luhen 5 sfida që do të startojnë në orën 13:30. Lushnja do të presë Korabin, ndërsa Apolonia do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Vorën.
Në transfertë do të udhëtojë edhe Kastrioti që do të duelojë me Besën, ndërsa Burreli do të presë Luzin. Flamurtarit dhe Tomorit do të jetë sfida e fundin e ditës, ku të dyja ekipet do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët e kësaj jave.
Siparin e kësaj jave do ta ulë dueli mes Elbasanit dhe Bylisit. Kjo përballje do të luhet ditën e dielë duke nisur që nga ora 17:00. Vendasit do të tentojnë fitoren ndaj ballshiotëve për t’u afruar me 1 pikë me vendin e parë që mbahet pikërisht nga Bylisi. Ndërkohë skuadra e Arjan Bellait nuk dëshiron hapa fals dhe dëshiron të mbajë larg një nga rivalët direkt për vendin e parë.
Ndeshjet e javës së 11-të:
Të shtunën 13:30/
Lushnja - Korabi
Apolonia - Vora
besa - Kastrioti
Burreli - Luzi
Flamurtari - Tomori
Të dielën 17:00/
Elbasani - Bylis