Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfida hapëse me Kukësin, Vllaznia e nis me 3 shkodranë në sulm

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida hapëse me Kukësin, Vllaznia e nis me 3 shkodranë në

Vllaznia do të presë Kukësin ditëm e sotme në Loro Boriçi për të luajtur ndeshjen e parë të Superiores në orën 20:00. Shkodranët vijnë pas një revolucioni në ekip ku ka patu lëvizje të shumta që nga bordi drejtues e deri tek akademia.

Plot 14 lojtarë të larguar e 10 të afruar, shto këtu dhe prurjet e akademisë sjellin një fytyre tejtër të Vllaznisë këtë sezon. Trajneri Memelli do të debutojë në Superiore në stolin e skuadrës dhe në mendjen e tij skicon prej ditësh formacionin që do të përdorë për herë të parë.

Prapavija nuk ka dilema me Qarrin në portë dhe Smajlin, Juric, Stojanovic e Asanin para tij. Pas dëmtimit të Krymit, në mesfushë do të zbresë Ceshmedjiev krah Boshnjakut dhe Esat Malës që do të jetë 10-shi i skuadrës. Sulmi kënaq çdo qytetar të Shkodrës teksa janë 3 djem qyteti të cilët do ta nisin nga e para. Çoba, Balaj dhe Gruda pritet të jetë treshja e sulmit.

Rejan Alivoda është dilema më e madhe e Memellit. Nëse ai vendos ta përdorë atëherë Gruda ulet në stol dhe Mala avancon si sulmues krahu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga