
Partizani ditën e enjte do të presë në “Elbasan Arena” Astanën për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e kthimit të “Play-Off” të Conference League. Një duel mjaft i rëndësishëm ku demat do të synojnë të përmbysin humbjen 0-1 të takimit të parë.
Zoran Zekic dhe djemtë e tij do të luajë duelin më delikat, teksa synojnë kualifikimin në grupet e Conference League. Një përballje që do të startojë në orën 20:00, ndërsa do të vijë falas në shtëpitë e gjithë tifozëve.
Partizani – Astana do të transmetohet LIVE në MCN Tv, televizioni që ka shoqëruar kryeqytetasit në këtë rrugëtim europian.
Poll