
Të dielën në Shkodër Erzeni do të përballet me Vllazninë. Shijakasit vijnë pas humbjes 3-1 me Tiranën në Elbasan fundjavën e kaluar. Gjatë javës tekniku Xhevahir Kapllani ka punuar fort me skuadrën për ndeshjen e së dielës.
Kthimi tek rezultatet pozitive është shumë i rëndësishëm për shijakasit. Takimet e fundit skuadra ka bërë mjaft gabime sidomos në prapavijë duke pësuar gola.
Kapiteni i ekipit Gëzim Krasniqi i cili luajti vetëm pak minuta me Tiranën pritet ta nis si titullar në “Loro Boriçi”. Ai është një garanci më shumë në repartin e prapavijës, sidomos në luftën në ajër. Gjithashtu edhe rikthimi i Florjan Kadriut pritet të jap shumë energji në kundërsulmet e Erzenit.
Poll