
Lucas Perez po zhvillon një sezon fantastik te Alaves. I kudondodhur dhe gati për të ndëshkuar kundërshtarin, ai po i mahnit të gjithë. Sulmuesi deri më tani ka realizuar 8 gola dhe ka arritur të japë 2 assist duke lënë pas emra të tjerë të rëndësishëm në La Liga, si Luis Suarez (7 gola) dhe Alvaro Morata (5 gola).
Vlen të përmendet fakti se ekipi ku luan spanjolli, nuk është në nivelin e Barcelonës, apo Atletiko Madridit. Nuk dihet se sa gola do shënojë deri në fund, por Lucas Perez do japë një ndihmë të madhe për të arritur objektivin që Alaves ka, mbijtesën.
Poll