Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rinovim apo rikthim?! Conte do të thotë fjalën e fundit, caktohet takimi me presidentin e Napolit

Shkruar nga NEWSPORT
Rinovim apo rikthim?! Conte do të thotë fjalën e fundit, caktohet
Antonio Conte - Aurelio de Laurentiis

Antonio Conte do të mbajë një takim me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentis, me të cilin do të diskutohet për të ardhmen e tij, ku do të preket edhe çështja rreth stolit të Italisë.

Emri i Contes "gumëzhin" te Azzurrët të cilët janë të gatshëm të mirëpresin për herë të dytë 56-vjeçarin, tek i cili shohin njeriun e duhur për të rimëkëmbur dinjitetin e shkelur të italianëve nga ajo natë e tmerrshme në Bosnje që solli dhe eleminimin e Italisë nga Kupa e Botës.

Mes trajnerit dhe kreut të napoletanëve do të ketë një sqarim të fundit, përpara se dyshja të marrin vendime të rëndësishme për një vazhdim të bashkëpunimit në Serie A ose një shtrëngim duarsh për t'i ndarë njëherë e mirë rrugët mes njëri-tjetrit. 

Vetë de Laurentis u shfaq i hapur për një largim hipotetik të Contes, teksa iu përgjigj mediave se nëse Antonio është i vendosur, nuk do të bëhet aspak pengesë për këtë tratativë. 

Mbetet për t'u pritur fundi i këti sezoni, ku Napoli është ende në garë për titullin kampion, edhe pse diferenca mes tyre dhe Interit është në 9 pikë kur kanë mbetur dhe 7 javë drejt verdikteve të fundit. Fitorja me Milanin në "Diego Armando Maradona" solli parakalimin e Napolit në klasifikim, duke e bërë akoma më interesante konkurrencës mes skuadrave pretendente. 

Poll

Lexo gjithashtu