Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sulm me armë zjarri ndaj klubit të Premier League, vritet futbollisti 20-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Sulm me armë zjarri ndaj klubit të Premier League, vritet futbollisti
Futbollisti ganez, Dominik Frimpong

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Premier League-n ganeze, ku skuadra e Berekum Chelseat ka rënë pre e një grabitje me armë, sulm në të cilin mbeti i vrarë dhe futbollisti ganez Dominic Frimpong.

E gjithë skena tragjike ndodhi të dielën, mes qyteteve të Goaso dhe Bibiani, ku skuadra e ligës po kthehej në shtëpi pas ndeshjes me Samartex të zhvilluar në Samreboi në perëndim të qytetit.

Vetë Federata e Futbollit ganez ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare duke komunikuar këtë ngjarje të rëndë që ka shokuar të gjithë komunitetin vendas, ku mbeti i vrarë dhe futbollisti 20-vjeçar.

“Federata është njoftuar me tronditje dhe pikëllim të thellë për lajmin tragjik të ndarjes të Dominik Frimpong të Klubit të Futbollit Berekum Chelsea.

Në rrugën tonë për t’u kthyer në Berekum nga Samreboi, skuadra jonë u sulmua nga një grup i armatosur vjedhësish të cilët bllokuan rrugën dhe penguar kalimin tonë.

Ky incident tragjik nuk është vetëm një humbje e madhe për Berekum Chelsean, por edhe për futbollin e Ganës në tërësi. Dominic ishte një talent i ri premtues, përkushtimi dhe pasioni i të cilit për lojën mishëronte frymën e ligës sonë”, ka shkruar federata ganeze.

Poll

Lexo gjithashtu