Migjen Basha
Migjen Basha do të jetë trajner i ekipit të parë të Lausanne. Krah ish mesfushorit të Kombëtares shqiptare, tek skuadra e Superligës zvicarane do të mbajë rolin e njëjëtë edhe Markus Neumayr.
Është vetë klubi i Lausanne që ka njoftuar këtë vendim duke ia besuar ekipin kësaj dysheje deri në fund të sezonit. Kujtojmë që skuadra në fjalë rrezikon rënien nga elita, teksa kanë mbetur edhe 5 javë kampionat.
Përsa i përket Migjen Bashës, ky i fundit ka qenë pjesë e “familjes” së Lausanne, si menaxher i talenteve. Në krahun tjetër, Neumayr, vjen pas eksperiencës me Basel si ndihmës-trajner.
View this post on Instagram
Poll
