Mungesa e Ernest Muçit në javët e fundit është vënë re në radhët e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar nuk ka qenë pjesë e listës së futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Fatih Tekke, i cili e ka lënë jashtë skuadrës, kjo dhe për shkak se forma e 25-vjeçarit nuk është ajo e pritshmja nga dëmtimi i fundit që ai ka pësuar.
Mirëpo, e ardhmja e Muçit mund të vihet në dyshim te klubi turk, pasi drejtuesit kanë plane të tjera për të përforcuar ekipin në merkaton e verës. Një prej tyre është dhe sulmuesi i rivalëve të Fenerbahces, Oguz Aydin, i cili do të largohet në fund të sezonit. Palët ishin pranë arritjes së një marrëveshje në janar, por nuk u gjet akordi, ndaj klubi do të tentojë sërish në verë për të bërë të tyrin shtatlartin e sulmit.
Një "kërcënim" për lojtarin e Kombëtares shqiptare, pasi Aydin luan në pozicione të ngjashme ku aktivizohet dhe Muçi, ndaj pritet me shumë interes se si do të rrjedhin narrativat tek skuadra e shqiptarit, pasi ky sezon të përfundojë. Edhe pse forma që Muçi ka treguar me 10 gola dhe 4 asiste, drejtuesit mund të ndryshojnë mendje për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.
