Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E shkuar e harruar! Gjesti i papritur i yllit të Liverpool, injoron fanellën e ish-klubit

Shkruar nga NEWSPORT
E shkuar e harruar! Gjesti i papritur i yllit të Liverpool, injoron
Florian Wirtz

Në pamje të parë mund të reflektojë diçka të zakonshme. Lojtarët e Liverpool që kalojnë pranë tifozëve të cilët presin të marrin një foto dhe autografë prej tyre. 

Mirëpo, duket se kamerave amatore nuk u ka shpëtuar një moment që ka bërë xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili ndalet nga një tifoz që i kërkon të firmosë një fanellë të Bayer Leverkusen, por në momentin që lojtari e vënë re, heq dorë dhe vazhdon rrugën përpara.

Një gjest i papritur që mund të ketë lënë përshtypje jo të mirë, kjo edhe për shkak të kaluarës së gjermanit me klubin e Bundesligas, ekip me të cilin kaloi 5 vite e gjysmë të karrierës, përpara se të transferohej verën e kaluar tek anglezët për një shifër rekord, rreth 137 milonë euro. 

 

@dailymailsport Florian Wirtz refused to sign a Bayer Leverkusen shirt ????❌ ???? geldmrfifa_ #florianwirtz #liverpool #bayerleverkusen #news #wirtz ♬ original sound - Daily Mail Sport
Poll

Lexo gjithashtu