Italia do të rikthehet në qershor ku do të luajë dy ndeshjet e programuara miqësore përballë Luksemburgut dhe Greqisë. Edhe pse në Federatën italiane, u njoftuan dorëheqjet e presidentit Gravinës, Buffon dhe trajnerit Gattuso, në radhët e Kombëtares janë munduar të gjejnë një zgjidhje emergjente duke caktuar një emër që do të jetë në stol, së paku për këto teste.
Silvio Baldini do të jetë trajneri "provizor" që do të ulet në stolin e "Azurrëve" për ndeshjet e datave 3 dhe 7 qershor. Njoftimi është bërë vetë nga Federata italiane e Futbollit e cila i ka besuar trajnerit të moshave U-21 për t'i udhëhequr përkohësisht në pankinë.
Kujtojmë se Italia do të shkojë në zgjedhje po në qershor, teksa sa i përket trajnerit të ri që do të mbartë me vete dhe përgjegjësinë për ringritjen e skuadrës në projektin e së ardhmes, kanë qarkulluar emrat e Antonio Contes, Max Allegrit, Roberto Mancinit dhe Simeone Inzaghit, mirëpo trajneri aktual i Napolit duket më në "pole-position" për një rikthim hipotetik.
Silvio Baldini, tecnico dell’Under 21, siederà sulla panchina della Nazionale in occasione degli incontri in programma il 3 e il 7 giugno contro Lussemburgo e Grecia.
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) April 10, 2026
???? https://t.co/gbbkZvsmWy#Nazionale #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/iV8VJJ3m55
