Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Serie A do më ndihmojë të arrijë kombëtaren”, prezantohet sulmuesi kuqezi: Kam shembull Lewandowskin dhe Mbappen

Shkruar nga NEWSPORT
“Serie A do më ndihmojë të arrijë

Marvin Çuni do të jetë një tjetër lojtar shqiptarë që do të luajë në Serie A këtë sezon. Sulmuesi kuqezi do të mbajë veshur fanelën e Frosinones, teksa ditën e sotme është bërë prezantimi i tij para mediave.

Në fjalën e tij, Çuni ishte i qartë, teksa e konsideroi Serie A si një mundësi reale për të arritur te kombëtarja shqiptare.

“Jam në 100% timë dhe gati për luaj për ekipin. Më ka ndihmuar shumë faza përgatitore me skuadrën. Në krahasin me Gjermaninë, këtu në Itali të kërkojnë të luash më shumë me topin. Pozicioni ideal në fushë është në qendër, por mund të dal e të krijoj raste aty ku ka nevojë ekipi. Unë do të preferojë të luaja me 2 sulmues, pasi i krijojmë më shumë hapësira njëri-tjetrit, por mund të luaj edhe si pykë.

Mbappe dhe Lewandowski janë dy lojtarë që unë i kam si shembull. Serie A do më japë mundësinë të arrij kombëtaren shqiptare”, ka theksuar sulmuesi i Frosinones.

Kujtojmë se Çuni u transferua nga skuadra e ekipi U-21 i Bayern Munich te Frosinone, ku ka firmosur një kontratë deri në vitin 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga