
Kampionati italian duket se është liga më e “dashuruar” pas lojtarëve të kombëtares sonë. Plot 13 lojtarë të ekipit kuqezi janë pjesë e Serie A.
Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Nedim Bajrami, Kristian Asllani, Ylber Ramadani dhe Kastriot Dërmaku janë lojtarët e Kombëtares që janë pjesë e Serie A.
Teksa edhe lojtarë që kanë veshur fanellën e “Shpresave” si Stiven Shpendi, Sergio Kalaj, Endri Muhameti dhe Marvin Cuni janë pjesë e kampionatit përtej Adriatikut.
Siç shihet Italia mbetet një destinacion i preferuar për lojtarët kuqezi, por dhe italianët janë gjithnjë e më të interesuar pas legjionarëve tanë.
Galeria fotografike ()
Poll