
Sot, Luis Enrique do të zgjedhë listën paraprake për Kupën e Botës. Siç bëhet me dije, Sergio Ramos do të jetë një nga të përzgjedhurit për kombëtaren e Spanjës. Fillimisht lista do të jetë me 55 futbollistë, ndërsa më pas do të zvogëlohet në 11 nëntor me 26 lojtarë.
Siç bën me dije “Dario AS”, lista nuk do të bëhet publike pasi mund të ketë ndryshime në ditët e ardhshme. Çdo përfaqësuese ka të drejtë të ftojë lojtarët deri në 24 orë para ndeshjes. Megjithatë gjasat janë që Ramos mos të jetë për Botërorin “Qatar 2022”, pasi nuk është përfshirë në skuadër prej marsit të vitit 2021.
Poll