Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sekretari i FSHF-së jep lajmin, Ilir SHULKU i qartë: 16 maji, dita vendimtare për kampionatin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Sekretari i FSHF-së jep lajmin, Ilir SHULKU i qartë: 16 maji, dita

Rinisja e futbollit në Shqipëri është padyshim çështja e momentit në dyert e FSHF-s, si dhe klubeve aktive në vend. Situata me Coronavirus në vend po vazhdon të bëhet edhe më serioze dhe rinisja e kampionatit duket tepër I vështirë në këto kushte. Nga Kategoria Superiore kanë mbetur edhe 10 javë pa u luajtur dhe tashmë sekretari i përgjithshëm I FSHF-s, Ilir Shulku ka folur për opsionet dhe datën se kur mund të rinisë futbolli në vend. Në një lidhje për Top Channel, Shulku ka thënë se kampionati po mendohet të nisë në 16 maj, e ndërsa klubeve iu janë dhënë propozimet përkatës.

“U kemi dërguar klubeve disa variante për vazhdimin e kampionatit dhe datat e mundshme se kur mund të rifillojë, në mënyrë që më pas të vendosë Komiteti Ekzekutiv në FSHF. Gjithmonë do të veprohet në varësi të situatës. Pra, nëse ajo precipiton ose jo dhe kur do të dalim nga kjo gjendje. Nëse flasim për Superioren, kanë mbetur pa u zhvilluar 10 javë kampionat dhe gjithashtu 5 ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Nga versionet që janë propozuar, data e fundit që kemi planifikuar është nëse kampionati do të rifillojë më 16 maj.

Nëse edhe kjo nuk ndodh dhe do të shtyhet sërish, atëherë do të kemi një vendimmarrje tjetër për vazhdimësinë e garës. Nuk e kemi parë si opsion dhënien e kampionatit në tavolinë. Kjo ndoshta mund të mendohet në një tjetër vendimmarrje, por për momentin ne shpresojmë që të dalim shpejt nga kjo situatë dhe kampionati të rifillojë dhe të mbyllet normalisht”, ka thënë Shulku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga