Taulant Seferi ka zgjedhur të largohet nga Ukraina pas vetëm një sezoni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të jetë më pjesë e Vorskla Poltava.
Ai do të luajë prej edicionit të ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa ka firmosur me skuadrën e Baniyas në Abu Dhabi.
Ish sulmuesi i Tiranës është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje për një sezon nga ekipi në fjalë. Në Ukrainë Seferi shkëlqeu duke shënuar 13 gola në 28 ndeshjet e luajtura.
Pritet të shihet nëse 26-vjeçari do të bëjë paraqitjen në Ukrainë. Ndërkaq në këtë transferim, Seferi do të përfitojë plot 900 mijë dollarë.
Poll