Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Seferi paralajmëron Çekinë: Japim zemrën në fushë, në këtë kombëtare pikë të fortë kemi grupin

Shkruar nga NEWSPORT
Seferi paralajmëron Çekinë: Japim zemrën në

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë sfidën më të rëndësishme të Euro 2024, teksa dueli do të luhet në “Air Albania” ditën e enjte duke nisur që nga ora 20:45. Një duel që vendos shumë mbi fatet e kombëtares në kualiifkimin në Gjermani.

Në konferencën për shtyp bashkë me Ylber Ramadanin ishte i pranishëm edhe Taulant Sferi. Sulmuesi deklaroi se kombëtarja do të lërë zemrën në fushë për të marrë fitoren ndaj kombëtares çeke.

E shihni veten titullar? Jemi një ekip shumë i mirë dhe kjo do të thotë se secili që luan do të japë më të mirën e tij. Është trajneri ai që vendos për 11-tëshen.

Sa energji kemi në këmbë për të përballuar këto 3 ndeshje? Kemi 3 finale dhe ne e kemi fokusin te sfida e radhës. Ne kemi ardhur të karikuar për këtë takim dhe shpresojmë që të marrin një rezultat pozitiv.

Konkurenca, a është kjo ofensiva më e mirë? Kjo është ofensiva më e mirë që ka pasur kombëtarja. Të gjithë lojtarët vijnën me gola dhe shpresoj që konkurenca do të na ndihmojë të marrim maksimumin në duelin e radhës. Padyshim kur kombëtarja shënon është diçka pozitive për kombëtaren dhe këtë skuadër nuk vendos individi, por është i gjithë grupi.

Golat me skuadrën ju motivojnë për kombëtaren? Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të shënon edhe me kombëtaren.

Ca kemi më shumë se Çekia? Duhet të jemi luftarak dhe të japim zemrën në fushë, Me mbështetjn e tifozëve do të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam një thirrje për tifozët që të mos hedhin flakadalë në fushë, pasi na dëmtojnë shumë neve dhe rrugën që duhet të ndjekim ne.

Mungesa e Patrik Schick te kundërshtari dhe mungesa Ismajlit tek ne? Çekia ka pësuar vetëm dy gola, Çeekia nuk është vetëm Schick, pasi janë grup shumë i fortë. Nuk kanë asnjë humbje. Do të luajmë me shpirt dhe zemër për rezultat pozitiv.

I kënaqur edhe me 1 pikë? Ne do të hyjmë në fushë për maksimumin. Ne jemi karikuar dhe do të marrim maksimumin. Të gjithë lojtarët janë gati dhe për këtë do të flasim pas ndeshjes”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga