
Lazio u mund këtë pasdite 0-1 nga Torino në “Olimpico”. Pas takimit tekniku i lacialëve Maurizio Sarri u duk tepër i zhgënjyer në konferencën për shtyp.
Ai shprehu pakënaqësi për arbitrimin sepse sipas tij Lazios iu mohua një penallti. Sarri pretendoi se u bë një faull ndaj Elseid Hysajt në zonë dhe arbitri nuk e pa, por as edhe nga dhoma e VAR nuk erdhi asnjë sinjal.
“Arbitri kishte impakt”, tha Sarri pas ndeshjes. “Penalltia për Hysajn ishte e qartë. Edhe goli i Torinos erdhi nga një rivënje anësore e kryer brenda në fushë. Influencoi ndeshjen. Nuk e kuptoj se si 7 veta nuk i shohin këto gjëra.
Djemtë ishin mirë, kishte rrezik që të përfundonim me 9 apo 10 lojtarë me këtë arbitër. Por duhet ta vlerësojmë veten. Ne zgjodhëm që të punonim fort këtë javë dhe të shtypnim pedalin e gazit për finalen e sezonit.”