Trajneri i luzitanëve ka folur në konferencën për shtyp para finales së madhe të Kampionatit Europian e cila do të luhet nesër në mbrëmje në “Stade de France”.
“Si portugez që jam padyshim që dua vetëm një gjë ditën e nesërme, të fitoj trofeun. Normalisht që është e vështirë, sidomos për faktin që kundërshtari luan në shtëpi, por ne kemi treguar që dimë të fitojmë dhe jo më kot kemi arritur deri këtu”, tha Santos.
Trajneri i Portugalisë foli gjithashtu për komentet e shumta se ekipi i tij nuk e meritonte të ishte në finale.
“Unë e di që ne nuk bëjmë lojën më të bukur në botë, por në fund rëndësi ka trofeu dhe ne kemi arritur deri në finale. Kemi në ekip futbollistin më të mirë në botë, ndaj nuk mund të pretendojmë më pak se fitorja”, përfundoi Fernando Santos.