Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Safet Gjici tregon marifetin e kualifikimit dhe thumbon kolegët e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Safet Gjici tregon marifetin e kualifikimit dhe thumbon kolegët e tij

E donte me çdo kusht kualifikimin e Kukësit për në turin tjetër dhe për këtë qëllim vuri edhe një shpërblim goxha të madh. Dhe Kukësi i tij e ka arritur objektivin në ndeshjen me Rudarin, duke fituar 0-1 me gol të Gurit. Për "Panorama Sport", presidenti i veriorëve tregon pse skuadra e tij ka sukses në Europë dhe thumbon njëkohësisht edhe kolegët e tij të skuadrave të tjera shqiptare. "Nuk stepemi nga një kundërshtar si Austria e Vjenës. Mendojmë kualifikimin sërish, pasi Kukësi e ka treguar se, kur kalon turin e parë, kalon edhe të dytin në Europë. Ne do të ecim përpara, sepse luajmë futboll të pastër dhe shikojmë punët tona. Në turin e dytë lojtarët zhvishen nga emocionet dhe nuk kanë shumë presion", - ka thënë mes të tjerash presidenti i Kukësit.

Kjo deklaratë e tij është një ngacmim në distancë për presidentët e tjerë, skuadrat e të cilëve degjenerohen në Kupat e  Europës, duke pësuar një mal me gola. Modeli i Kukësit dhe presidentit  Safet Gjici është ai që duhet ndjekur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga