
Safet Gjici ka folur për ndeshjen e nesërme të Kukësit në transfertë kundër Tiranës. Presidenti i verilindorëve në një prononcim për mediet ka deklaruar se skuadra e tij ia ka marrë dorën bardhebluve. Ai shprehet i bindur se nënkampionët do të triumfojnë ndaj kryeqytetasve.
"Ekipi i Kukësit është i kompletuar dhe pres që të fitojmë me Tiranën. Ne Tiranës ia kemi marrë dorën, por kjo ndeshje do të tregojë që Kukësi është kthyer fuqishëm.
Tirana ka ekip shumë të mirë dhe do të jetë një ndeshje e luftuar, por Kukësi do të tregojë vlerat që ka. Tani varet te fusha e lojës, pasi do të jetë fusha që do ta përcaktojë, por kam bindjen se do ta fitojmë këtë ndeshje", ka përfunduar ai.
Ndeshja Tirana - Kukësi është programuar të luhet nesër në orën 16:30, në stadiumin "Selman Stërmasi".