Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka konfirmuar se italiani Diego Longo do jetë trajneri i ri i Kukësit. Numri një I verilindorëve gjithashtu ka shtuar se punimet në stadiumin e ri vijojnë dhe se impianti do jetë gati në korrik.
Për trajnerin e ri, Gjici tregoi se klubi ka disa kohë që po zhvillon negociata të vazhdueshme dhe serioze. "Merkato te Kukësi vazhdon, lojtarët e afruar deri më tani janë të mirë dhe me moshë të re, për pak ditë ekipi fillon stërvitjen", u shpreh Gjici mes të tjerash për A2.

Poll