Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Safet Gjici BRAKTIS Kukësin, presidenti i klubit i "pakënaqur" nga fitorja në ndeshjen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Safet Gjici BRAKTIS Kukësin, presidenti i klubit i

Dje, Kukësi ka luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Erzenit për Kupën e Shqipërisë, e vlefshme për fazën e 1/8-ve. Edhe pse ekipi verilindor ka fituar bindshëm takimin me rezultatin 5-1, kjo fitore nuk ka gëzuar aspak presidentin e klubit, Safet Gjicin, i cili ka ndjekur vetëm pjesën e parë të takimit dhe pak nga pjesa e dytë.

Si duket, kualifikimi për në fazën tjetër për Kukësin ishte diçka më se e sigurt, ndaj "numri 1" i klubit ka vendosur të ndjekë axhendën e tij, duke lënë stadium pak minuta para se sfida të përfundonte.

Edhe pse një fitore e bindshme në ndeshjen e Kupës, Gjici ka mbetur i "pakënaqur" dhe kjo jo për shkak të rezultateve në këtë kompeticion, por për shkak të rezultateve në kampionat, të cilat kanë krijuar jo pak probleme në kampin verilindor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga