
Gledi Mici para disa minutash postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me disa nga shokët e skuadrës korçare, ndër ta ishte edhe Sabjen Lilaj. Por pak më vonë, është Lilaj që "i kthen reston" shokut të tij të skuadrës, teksa poston një foto vetëm me Micin në Instagramin e tij. Siç duket dy futbollistët e Skënderbeut janë shokë të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë edhe me "selfiet" e bëra. Kujtojmë që Lilaj ka luajtur edhe më parë me Micin, kur ai u huazua te Kukësi për kupat e Europës dhe tashmë miqësia e tyre vazhdon te Skënderbeu pasi mëngjërashi Mici u transferua te kampionët e Korçës.
[gallery columns="1" size="full" ids="29208"]
Poll