
Të gjitha klubet në radhë për lojtarë të huaj. Edhe pse numri i futbollistëve me pasaportë jo shqiptare që lejohen në fushë është vetëm katër, sërish klubet e Superligës kanë mbushur skuadrat me futbollistë të huaj. Shumë kanë mbërritur në këtë periudhë, por vetëm një futbollist ka mundur të largohet duke sjellë përfitime.
Xhejms Adeni ka lënë Shqipërinë për tu transferuar në Kore dhe kjo lëvizje i ka sjellë Skënderbeut 350 mijë euro. Një shifër e bujshme dhe e vlefshme për të shpenzuar jo pak në përforcimet e radhës që korçarët planifikojnë.
Megjithatë në llogarinë e përgjithshme është fare pak, duke qenë se veç Skënderbeut, klubet e tjera të Superligës po e kanë të pamundur për të bërë transferime në këto shifra.