
Është caktuar arbitri që do të gjykojë sfidën përuruese të Botërorit Rusi-Arabi Saudite.
42-vjeçari argjentinas Nestor Pitana do të drejtojë takimin e nesërm midis skuadrës organizatore të kompeticionit dhe rivalëve arabë në orën 17:00 në stadiumin "Luzhniki" të Moskës. Në krah të tij janë zgjedhur bashkëpatrioti Juan Pablo Bellati dhe brazilianët Emerson De Cavalho e Sandro Ricci. Pitana ka gjykuar në të kaluarën dhe sfida të Kupës së Botës "Brazil 2014" dhe Kupa e Amerikës 2015.
Vlen për t'u theksuar se për herë të parë do të aplikohet sistemi teknologjik VAR, që asiston gjyqtarin kryesor gjatë 90 minutave.
Poll