Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Lushnja rikthehet në krye, Ruço dhe Canka vendosin ndeshjen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lushnja rikthehet në krye, Ruço dhe Canka vendosin ndeshjen

Lushnja - Oriku / 2 - 0 / Kategoria e Parë, java e 5

Ruço 25'/ Canka 52'

Komenti minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja në Lushnje. Vendasit fitojnë pastër me rezultatin 2-0 ndaj Orikut, dhe ngjiten kështu në krye të Grupit B në Kategorinë e Parë, duke kryesuar kështu edhe kampionatin me 12 pikë në 5 ndeshje.

Golat janë shënuar nga një për çdo pjesë. Fillimisht ka qenë Ruço, i cili në pjesën e parë, në minutën e 25 të ndeshjes, e dërgoi topin në fundin e rrjetës, kurse më pas, mintutën e 52 të së dytës, ishte Mikel Canka, i cili u tregua i saktë nga minuta e penalltisë.

90' Kemi ardhur në fundin e ndeshjes. Lushnja rikthehet tek fitorja dhe mposht Orikun në shtëpi.

70' Jemi 20 minuta nga fundi. Duket se Lushnja po shkon drejt rrugës së fitores. Vendasit po administrojnë mjaft mirë rezultatin, duke mbajtur larg zonës edhe kundërshtarin.

52' Mikel Canka dyfishon shifrat për Lushnjen, duke shënuar gol nga penalltia dhe është goli i 7-të për këtë sezon.

46' Starton pjesa e dytë e ndeshjes.

45' Mbyllet pjesa e parë mes Lushnjes dhe Orikut.

35' Shumë ndërprerje të lojëd. Skuadra luajnë si të barabarta në fushë.

25' Lushnja kalon në avantazh. Ruço dërgon topin në rrjetë. Shpërthen festa në shkallët e stadiumit.

15' Kalojnë 15 minutat e para të takimit dhe ende nuk kemi gol nga asnjë prej skuadrave.

1' Starton ndeshja në Lushnje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga