Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ruajmë grupin kampion, kishim vite pa fituar titullin”, Colella: Na takojnë disa pushime tani, shihemi në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
“Ruajmë grupin kampion, kishim vite pa fituar titullin”,

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, foli për Oversport pas fitores së titullit kampion. Colella u shpreh kështu:

"Në këtë moment nuk kam një ide sesi ndihem, jua them më vonë, por sigurisht jam shumë i lumtur. Ka qenë një kampionat i rivalizuar ku deri në fund ishin të gjithë në lojë dhe këto kampionate të ekuilibruara janë gjithmonë të mira.

Skuadra ka patur momente të mira e jo të mira por trajneri duhet t’i menaxhoi këto situata. Gjatë janarit nuk ishim mirë, shumë nuk besonin që kjo skuadër do të fitonte pasi për shumë vite nuk kishin fituar titull.

Në historinë timë më kanë ndihmuar shumë persona si Marini por edhe të tjerë, të gjithë më kanë bërë të ndihem si shtëpi dhe ka qenë më e lehtë për mua. Kjo eksperiencë më ka ndihmuar shumë.

Të gjithë lojtarët janë nën kontratë. Jemi ndër të paktat skuadra që do të ruajë grupin, mund të ketë ndonjë lëvizje por të vogla. Kjo dëshmon punën e mirë që ka bërë klubi. Diçka mund të ketë për merkaton por skuadra është e plotë.

Kam 2 vjet pa takuar vëllain tim dhe do ta takoj të martën, dua të shpenzoj sa më shumë kohë me të. Ka qenë një vit shumë i gjatë dhe mendoj se na takon të marrim disa pushime para se të rikthehemi për Champions League."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga