RTSH nuk ndalet me transmetimin e ndeshjeve, tjetër “dhuratë” për tifozët
Shkruar nga NEWSPORT
RTSH nuk do të transmetojë vetëm ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Tomorit dhe Besë. Radio Televizioni Shqiptarë do të “çojë” në shtëpitë e gjithë tifozëve një tjetër duel mjaft interesant të “Abissnet Superiore”.
Takimi mes Egnatias dhe Tiranës që do të zhvillohet ditën e nesërmë duke nisur që nga ora 13:00 do të transmetohet “LIVE”.
Në këtë mënyrë në RTSH Sport do të mund të ndiqni një prej sfidave më interesante të javës së 20-të të kampionatit shqiptar.