RTSH-ja surprizon sërish, supersfida e javës vjen falas në shtëpitë tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Në fundjavë skuadrat do të zbresin në fushën e blertë për të zhvilluar mes tyre javën e 26-të të Abissnet Superiore. Kampionati shqiptar ka hyrë në fazën më interesante të tij dhe përballje interesante tashmë vijnë javë pas jave.
Në këto kushte dueli mes Laçit sdhe Vllaznisë që do të luhet ditën e dielë në orën 13:00 do të vijë falas në ekrani e Radio Televizionit Shqiptar, RTSH. Kjo iu jep mundësinë të gjithë tifozëve të ndjekin falas këtë duel mjaft interesant, ku krubinasit kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar zonës së ftohtë, ndërsa shkodranët për vendin e 3-të.