
Tirana do të presë Teutën në Elbasan Arena ditën e nesërme në orën 18:00 për të luajtur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë i duan të gjitha këtë sezon dhe Kupa është një trofe që mungon që prej vitit 2017, në fakt është edhe i vetmi trofe që Shehi nuk e ka fituar me Tiranën.
Klubi ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen ku tribuna përballë, “karshia”, kushton 300 lekë ndërsa në atë kryesore variojnë në 1000 dhe 1500 lekë. Të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë biletat në pikën ë shitjes te stadiumi “Selman Stërmasi” nga ora 10:00 deri 15:00 dhe në “Elbasan Arena” në orarin 14:00 – 18:00.
Poll