
Skuadra e Tiranës ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme kundër Skënderbeut. Lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj, ndërsa para fillimit të seancës tekniku elbasanas ka mbajtur një fjalim të shkurtër para tyre duke u shprehur i shqetësuar për gjithçka që shkruhet në medie.
40-vjeçari u ka bërë me dije që gjithçka ndodh në familje duhet të mbesë brenda mureve të shtëpisë, në të kundërt ka mungesë profesionalizmi. Askush s'ka folur, por kjo duket se është një çështje e nxehtë në kampin kryeqytetas pasi herë pas here nga ajo që shkruhet në mediet e ndryshme, trazohet dukshëm situata.
Poll